Kristiano Ronaldo i ka përjetuar të gjitha në përballjen e sotme kundër Danimarkës. Ndeshja ka nisur me një çmim Gines për portugezin për numrin më të madh të fitoreve me Kombëtaren në histori, me plot 132 të tilla.
Në minutën e 5 sulmuesi 40-vjeçar fitoi të drejtën e një penalltie dhe dukej se kjo e sotmja do të ishte mbrëmja e tij. Por gjuajta e 5 herë fituesit të Topit të Artë ishte për t’u harruar, duke e dërguar topin në duart e portierit kundërshtar.
Megjithatë Ronaldo e shleu gabimin e tij në minutën e 72-të, kur i dërgoi shifrat në 2-1 për luzitanët. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të portugezëve, ndërsa në kohën shtesë shifrat u thelluan në 5-2. Një fitore e rëndësishme e Portugalisë, e cila tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve./Sport Ekspres/