Edhe 9 muaj na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Botëror 2026. Megjithëse ende nuk janë përcaktuar të gjitha skuadrat që do të marrin pjesë në këtë turne, mediat kanë mësuar se cilat do të jenë çmimet për të qenë i pranishëm në stadium. Biletat për fazën finale të Kupës së Botës do të jenë disa herë më të shtrenjta se ato të kompeticionit që u zhvillua në vitin 2022 në Katar.
Kështu, çmimet për ndeshjen hapëse do të variojnë nga 560 dollarë në kategorinë e 4-t deri në 2735 dollarë në kategorinë e parë. Bileta më e lirë për ndeshjet e fazës së grupeve do të jetë 100 dollarë, ndërsa më e shtrenjta do të kapë shifrën e 575 dollarëve. Ndërkohë, për ndeshjen finale bileta do të kapë vlerën minimale 2030 dollarë dhe atë maksimale 6370 dollarë./Sport Ekspres/