Të gjithë në garë për Ardian Ismajlin! Mbrojtësi shqiptar ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm si te Empoli ashtu edhe te Shqipëria. Shumë interesime nga ekipet e mëdha të Serisë A për mbrojtësin shqiptar.
Mes tyre ishte edhe Napoli, si ekipi më i përmendur për ta transferuar në merkaton e dimrit. Empoli po bën qëndresë të fortë, ndërsa skuadra e drejtuar nga Conte duket se po del nga gara. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Italia, Conte “nuk po kërcen nga gëzimi” për Ismajlin dhe duket se do t’i këshillojë drejtuesit për të mos vazhduar më tej tratativat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/