Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të largohet pa fituar Botërorin, do ta provojë me Portugalin në 2026

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend që të largohet nga Kombëtarja. Pavarësisht se për shumëkënd shansi i humbur në Gjermani ishte i fundit për Cr7, futbollisti duket se nuk do të heq dorë lehtë.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat portugeze, Ronaldo do të provojë një tjetër shans në Botërorin e 2026 për të fituar me Portugalinë. Në atë Botëror, Cristiano do të jetë 41-vjeç dhe do të kërkojë që të vendos rekorde të reja për karrierën e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/