Çudia quhet Bylis! Mundin Vllazninë dhe kalojnë Tiranën, Elbasani nuk gabon me Vorën

Bylis ka marrë një rezultat fantastik në ditën e sotme. Ekipi i drejtuar nga Josa ka fituar në shifrat 2-1 kundër Vllaznisë. Ekipi më pak në formë i këtij viti nê Superiore ka arritur të fitojë ndaj skuadrës më në formë, Vllaznisë, që kishte kohë pa njohur humbjen.

Stoilov realizoi një super gol në minutën e 47 duke sjellë festën te Bylis. Në fundin e takimit, emocionet u shtuan më shumë teksa Sanogo në minutën e 97 dyfishoi rezultatin.

Vetëm dy minuta më vonë, Tafili ngushtoi rezultatin, por goli i shërbeu vetëm statistikave. Me këtë fitore, Bylis parakalon Tiranën në renditje. Nga ana tjetër Elbasani ka fituar në shifrat 2-1 ndaj Vorës. Olberkis shënoi golin e parë të takimit te Elbasani, ndërsa Kasalla ktheu baraspeshën me një super gol. Në fund ishte Lleshi që vendosi rezultatin në 2-1, duke i dhënë tre pikët e arta Elbasanit. /Sport Ekspres/