Një rast aspak i zakontë ka ndodhur në Afrikë. Si rrallë më parë, një Kombëtare ka arritur të fitojë Kupën e Afrikës 2 muaj pasi është luajtur finalja. Lojtarët e Senegalit kanë mundur ta shijojnë trofeun e fituar për vetëm pak kohë, pasi tashmë do të shkojë në duart e ish-kundërshtarëve të tyre, lojtarëve të Marokut.
AFCON-i ka vendosur së fundmi që fitues i Kupës së Afrikës të shpallet Maroku, megjithëse ky i fundit u mposht në fushën e lojës. Futbollistët e Senegalit braktisën për 15 minuta lojën në shenjë proteste për një penallti të akorduar në favor të marokenëve, e cila më pas u humb nga Brahim Diazi.
Por kjo protestë u ka kushtuar Manesë me shokë trofeun e këtij kompëticioni. AFCON-i ka vendosur ta quajë largimin nga fusha si një braktisje të ndeshjes. Për këtë arsye i ka dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Marokut. Një vendim i papreçedentë që ka çuditur opinionin sportiv mbarëbotëror./Sport Ekspres/