Kosova është në kërkim të një trajneri pas largimit të Primozh Glihës. Emri i Ilir Dajës është lakuar shpesh për të marrë drejtimin e dardanëve. Trajneri i Ballkanit shihet si kandidati kryesor për t’u emëruar në krye të pankinës së Kosovës. Vetë presidenti i klubit nga Theranda ka dhënë dritën jeshile për këtë marrëveshje.
Në një prononcim për “Lajmi.net”, Arsim Kabashi ka deklaruar se: “Trajner më të mirë se Ilir Daja nuk ka. Jemi të gatshëm ta lirojmë atë gjithmonë për Kosovën”, ka thënë Arsim Kabashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/