“Daku është në moshën ideale për të shkuar në Europë”, menaxheri rus e këshillon: Nëse pret, ndoshta nuk shkon askund

Aleksei Safonovi ka komentuar largimin e mundshëm të Mirlind Dakut nga Rubin Kazank. Menaxheri rus i futbollit ka thënë në një intervistë për “TI-Sport” se sulmuesi shqiptar ka moshën e përkryer për të synuar kalimin në Europë. Sipas tij, nëse 26-vjeçari pret ende, ndoshta nuk do të trabsferohet ndonjëherë në kampionatet më të forta të Kontinetit të Vjetër.

“Ai tani është 26 vjeç. Në parim, kjo tashmë është një moshë kaq përcaktuese për një sulmues përsa i përket largimit në Europë. Nëse prisni edhe dy vite të tjera, mund të mos shkoni askund tjetër. Është e qartë se për Rubinin mbizotëron interesi financiar për Dakun. Sido që e shihni, futbolli është një biznes. Rubini gjithashtu dëshiron të marrë sa më shumë para për lojtarin e tij më të mirë. Një tjetër gjë është se ne nuk e dimë se në çfarë humori është tani Daku. Nëse ai dëshiron të largohet, por klubi nuk e lë të shkojë, atëherë çfarë motivimi do të ketë ai për të luajtur për këtë ekip?

Daku do të kalojë një sezon mesatar për shkak të ankesave me klubin dhe më pas skuadrat europiane do t’i kthejnë shpinën. Ata do të na thonë: ‘Pse na duhet’? Prandaj edhe drejtuesit e Rubinit duhet të ndjejnë një linjë të mirë këtu sa i përket transferimit të Dakut”, ka thënë Aleksei Safonovi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/