Mirlind Daku e ka nisur në mënyrë pozitive sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e Zenitit në minutën e 90, duke i dhënë barazimin 2-2 Rubinit të Kazanit. I pyetur për lojtarin e Kombëtares kuqezi, “Business Online” citon se Igor Vujaçiçi ka deklaruar se ai është një nga dy sulmuesit më të mirë të kampionatit. Sipas mbrotjësit malazez, Daku mund të luajë pa problem në një skuadër të ligës elitare spanjolle.
-A ishte Daku në një humor të veçantë para ndeshjes me Zenitin?
“Jo, ai është sulmuesi ynë, ka cilësi të mira. Thjesht duhet të presësh momentet që ai do të realizojë. Mbrojtësit e Zenitit luajtën mirë kundër tij. Ishte e vështirë për të, iu desh të vepronte shumë pa top. Por në pjesën e dytë ai menjëherë e kuptoi momentin e tij. Kjo është forca e tij”.
– A është Mirlindi sulmuesi më i mirë në kampionatin rus?
“Po, mendoj se është ai dhe Xhon Kordoba”.
– Në cilin kampionat do të ishte në gjendje të luante Mirlindi?
“Ndoshta në Spanjë”.
– Cili ekip?
“Real Sociedad”, ka thënë Igor Vujaçiçi./Sport Ekspres