Shumë besojnë se Kylian Mbappe do të nënshkruajë me Real Madridin në fund të këtij sezoni dhe se gjithçka tashmë është rënë dakord. Mediat spanjolle shkruajnë se edhe Sergio Ramos ka luajtur një rol të madh në gjithçka dhe se është e pabesueshme ajo që i ka ofruar ish-bashkëlojtarit të tij nga PSG.
Ramos dhe Mbappe ishin bashkëlojtarë në PSG për dy sezone dhe ndonëse spanjolli me eksperiencë u largua për në Sevilla, ata qëndruan në kontakt.
L’Equipe thekson se Mbappe ka “nxjerrë” informacione për Real Madridin nga Ramos dhe se mbrojtësi me përvojë i ka shpjeguar se përse do të ishte lëvizja më e mirë për të që të nënshkruante për klubin mbretëror.
Por ajo që befasoi më shumë dhe tregoi se sa shumë dashuri ka Ramos për Realin edhe pse aktualisht luan për Sevillan është fakti se ai i ofroi Mbappes dhe familjes së tij të qëndronin në shtëpinë e tij që ai ka në Madrid, në mënyrë që ai të mos ketë nevojë të kërkojë një shtëpi.
Ramos zotëron disa prona në Madrid, por ai dyshohet se i ofroi Mbappes shtëpinë e tij ku jetoi për 15 vjet dhe tha se ai mund të qëndrojë atje derisa të gjejë një shtëpi të përshtatshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/