Të gjithë prisnin që Marash Kumbulla të largohej nga Roma. Teksa shkoi në kryeqytet si një lojtar me prespektivë të madhe, dëmtimi dhe mungesa e aktivizimit ndikuan shumë në formën e tij. Më pas mbërriti një huazim te Sasuolo, i gjithi për t’u harruar, ndërsa edhe në Europianin e Gjermanisë, qëndroi në stol te Shqipëria.
Pra asnjë faktor nuk ishte në favorin e Kumbullës dhe për këtë arsye, shitja e tij u duk një bast i sigurt. Por në mediat italiane tregojnë se ka një ndryshim planesh nga De Rossi. Pasi Roma u përshëndet me Huijsen dhe Llorente, tani po kërkon që të shes edhe Smalling. Ndërkohë trajneri i ka kërkuar drejtuesëve të klubit që për momentin të heq nga lista e shitjes Marash Kumbullën, për t’i dhënë një shans të dytë në miqësoret përgatitore para sezonit të ri. /Sport Ekspres/