Shqipëria do të luajë kundër Serbisë në muajin qershor dhe emocionet e këtij takimi janë gjithmonë e më afër. Sa i përket biletave është gjetur një mënyrë e re, teksa në fillim tifozët do të aplikojnë dhe në fund nëpërmjet një programi do të përzgjidhen edhe fituesit. Kjo ide ka ngjallur diskutime në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës” mes gazetarëve Dritan Lundra dhe Klodiana Bufi. Lundra ishte kundër idesë që tifogrupeve të Kombëtares si në rastin e TKZ t’i ruhet bileta e gatshme, ndërsa nga ana tjetër gazetarja theksoi se kanë qenë këta tifozë që e kanë ndjekur Shqipërinë kudo, edhe në ditët më të vështira të Kombëtares.
Dritan Lundra: “Unë duhet të rri të pres, ti po deshe prit, po deshe mos prit. Hidhet shorti, po fitove mirë, nëse nuk fiton, prapë mirë.
Klodiana Bufi: “Ti nuk mund ta ndalosh atë tifozin ultras të Kombëtares, atë që e ndjek Kombëtaren kudo, nuk e ndalon dot, ata e kanë ndjekur Shqipërinë edhe në ditët më të vështira”.
Lundra: “Po mua kush ma garanton të shkoj në stadium. Aq mban stadiumi pra apo jo?”
Klodiana Bufi: “Për mua nuk është kjo forma e duhur, më mirë të hidheshin online dhe kush ishte më i zoti dhe më i shpejti le ta blejë, por jo kështu, tifozët duhet të jenë aty. Ka shumë tifogrupe, TKZ, tifogrupe nga Maqedonia, Kosova etj”.
Lundra: “Ashtu vijnë edhe nga Australia, por kaq janë vendet dhe ka shumë interes”
Klodiana Bufi: “Mënyra ishte e gabuar”