Debutim bindës i Maganit, Tirana fiton me goleadë ndaj Bylisit

Tirana ka reaguar pozitivisht pas ndërrimit të trajnerit. Gugash Magani ka debutuar në mënyrë bindëse te bardheblutë. Kryeqytetasit kanë fituar sot me goleadë ndaj Bylisit. Zharmuni zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e takimit në minutën e 43-të, ndërsa në të 68-n dyfishoi shifrat. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Ismajli me Bajroviçin.

Ismajli tundi rrjetën në minutën e 81-të, ndërsa Bajroviçi vulosi shifrat përfundimtare në 4-0 me golin e shënuar në minutën e 91-të. Tirana tashmë ka shkuar në kuotën e 14 pikëve, vetëm 6 pikë larg top 4-shes së “Abissnet Superiore”-s./Sport Ekspres/