Jasir Asani i ka çmendur tifozët e Esteghal! Shumë lajme kishin qarkulluar për transferimin e këtij futbollisti në kohët e fundit dhe këtë herë ndodhi lëvizja, Asani kaloi nga Gëangju te Esteghali. Shumë ekipe kishin shprehur interesim për Asanin, por askush nuk ishte kaq i fiksuar për të marrë shërbimet e këtij lojtari sa në Iran. Esteghal, ekipi më i suksesshëm në Iran dhe më i vjetër, e kërkoi me ngulm.
Kur qarkulluan lajmet, 20.000 komente pushtuan profilin e Asanit në Instagram duke i kërkuar që të vinte dhe duke iu lutur se në Iran nuk kishte luftë.
Kjo pasi në mediat iraniane thuhej se pengesa e vetme për këtë kalim ishte frika nga lufta e Jasirit. Transferimi u krye dhe debutimi erdhi në ndeshjen e djeshme ku Esteghali barazoi me Zob Ahan në shifrat 3-3. Në një stadium me afro 80.000 tifozë, e gjithë arena ishte e mbushur dhe tifozët e Esteghal dhuruan sërish spektakël.
Futbolli në këtë vend ka një përjetim anormal dhe e sigurt është se për Asanin do të ketë shumë emocione një 90 minutësh pasi pjesëmarrja e spektaktorëve atje është e frikshme. Por ajo që ka habitur padyshim Asanin ishte mënyra sesi u sollën tifozët me të që në ndeshjen e parë.
Në debutimin e tij, atje ku hyri në minutën e 45, tifozët e Esteghal filluan që të këndonin emrin e Jasir Asanit. Një surprizë e papritur dhe shumë e këndshme që ka lënë padyshim të impresionuar lojtarin e Shqipërisë. Ndërkohë tifozët në Iran kishin vetëm një gabim të vogël në shqiptimin e emrin të Jasirit duke e thirrur në Jaser. /Sport Ekspres/