Debuton Pllana dhe Broja e nis nga minuta e parë, Silvinjo rreshton 11-shen kundër Ukrainës

Debuton Pllana dhe Broja e nis nga minuta e parë, Silvinjo rreshton 11-shen kundër Ukrainës

Shqipëria do të përballet me Ukrainën në Valencia mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45. Të dyja skuadrat janë eleminuar në gjysmëfinale të “play off”-it të Kupës së Botës dhe tashmë përballja midis tyra ka statusin e një miqësoreje. Silvinjo ka përzgjedhur 11 lojtarët që do të rreshtojë në fushën e lojës përballë verdhebluve.

Trajneri brazilian i ka qendruar besnik ideve të tij, teksa ka vendosur të kryejë vetëm dy ndryshime nga formacioni anti-Poloni. Këtë herë do të jetë Broja që do ta nisë nga minuta e parë në vend të Bajramit. Ndërkaq, përkrahë Gjimshitit në qendër të mbrojtjes do të luajë Pllana, i cili do të debutojë kështu me fanellën kuqezi./Sport Ekspres/