Që nga fillimi i merkatos, Gyokeres është lidhur me një transferim te Arsenal. Megjithatë, e gjithë marrëveshja është në prag të dështimit dhe e gjithë kjo po monitorohet nga Manchester United sepse Ruben Amorim e dëshiron atë në ekipin e tij.
Sipas gazetarëve nga Portugalia, Sporting dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e Viktor Gyokeres. Shifrat janë afër atyre që Arsenali dhe Sporting kanë negociuar prej ditësh dhe Manchester United është gati të paguajë menjëherë 70 milionë euro.
Kështu, biznesi i Arsenalit është në prag të dështimit, por pyetja është se çfarë dëshiron futbollisti sepse ai ka thënë vazhdimisht se dëshiron të luajë vetëm për Arsenalin. Është e qartë se ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, por pyetja është nëse dëshiron të bashkohet me Manchester United. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/