Barcelona arriti të fitojë finalen e Superkupës së Spanjës në shifrat 5-2 ndaj Real Madrid. Edhe pse Raphinha ishte kapiteni i Barcelonës mbrëmë, në fund lojtarët ranë dakord që Ter Stegen, i cili është kapiteni i parë i katalanasve, të ngrejë trofeun. Portieri pësoi një dëmtim të rëndë në shtator, për këtë arsye ky sezon ka përfunduar për të. Portieri gjerman udhëtoi për në Jeddah të shtunën për të mbështetur shokët e tij të skuadrës, ndërsa Raphina me të tjerët e surprizuan duke vendosur se ai do të merrte trofeun.
Megjithatë, dhënia e medaljeve nuk mund të bëhej pa dështimin e Federatës Spanjolle të Futbollit. Dihej se Ter Stegen do të ishte me ekipin në skenë, por askush nuk i përgatiti medalje. Është e qartë se Ter Stegen nuk mundi të garonte për shkak të dëmtimit, por mediat katalanase kritikuan ashpër Federatën Spanjolle të Futbollit për mospërgatitjen e medaljes për Ter Stegen dhe për turpërimin e tij pasi portieri po e priste medaljen dhe organizatorët i thanë se nuk do të merrte gjë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/