Ka dështuar transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti i Shën Petersburgut. Sulmuesi shqiptar ishte fare pranë kalimit te gjiganti rus, por negociatat kanë marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër. Arsyeja e moshedhjes së firmës në kontratë ishte paga e lojtarit nga Gjilani.
Mediat ruse raportojnë se Daku kërkonte më tepët se sa 3.5 milionë euro në sezon. Një shifr kjo e lartë për klubin rus. I pyetur për dështimin e këtij transferimi, kreu i Bordit të Drejtuesve të Zenitit të Shën Peterburgut, Aleksandër Medvedevi, është shprehur: “Thjesht nuk arritëm të gjenim një marrëveshje me lojtarin dhe menaxherin e tij. Ai nuk do të vijë te Zeniti”./Sport Ekspres/