Tefik Osmani do të nisë një përvojë të re në rolin e drejtorit sportiv. Pas dorëheqjes nga ky post në klubin e Tiranës, ish-mbrojtësi korçar është emëruar në radhët e Vllaznisë. Është vetë klubi shkodran ai që ka komunikuar arritjen e marrëveshjes me Tefik Osmanin përmes një njoftimi në faqen e vetë zyrtare në “Facebook”.
“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe. Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Sport Ekspres/