Lamin Jamali e ka nisur karrierën e tij me një trofe që shumë emra të mëdhenj të futbollit do të dëshironin me çdo kusht që ta fitonin. Dje mbushi 17 vjeç dhe sot merr në duart e tij kupën e EURO 2024-s. Talenti i Barcelonës ka thënë për “La 1” se kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje.
“Jam shumë i lumtur. Është një ëndërr. Dhurata më e mirë që mund të merrja. Kjo është një ëndërr. Dua të shkoj te familja për të festuar. Kur barazuan ndeshjen, na vunë në një presion të madh. Por ky ekip, nuk ka rëndësi se si jemi, gjithmonë e përmbys ndeshjen dhe përfundon duke fituar. Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë dhe ndihem shumë mirë e shumë i lumtur me ta”, ka deklaruar Lamin Jamali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/