Në jetë, gjithçka është e mundur për t’u arritur nëse vendos zemrën dhe shumë përkushtim për t’i hequr të gjitha limitet. Ky është rasti i Amir Rrahmanit, mbrojtësit të Napolit, që tani mund të nis një tjetër aventurë në karrierën e tij.
Sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane, Rrahmani mund të transferohet te Atletico Madrid për 20 milionë euro. Diego Simeone e admiron shumë këtë mbrojtës dhe dëshiron që ta ketë si përforcim në merkaton e dimrit. Është vërtet interesant fakti se para disa vitesh Rrahmani luante me Partizanin në Superiore dhe tani kërkohet në nivelet më të larta. /Sport Ekspres/