Dikur e “bekonte” me prekjen e tij, Mesi dhe Jamali do të përballen në fushë në “finalisima”

Një foto e Lionel Mesit duke pozuar me Lamin Jamalin, asokohe vetëm 1-vjeçar është bërë virale në rrjet. Madje të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se argjentinasi ka bekuar Jamalin me prekjen e tij. Pak mund ta mendonin se reth 16 vite më vonë të dy do të zbresin në fushë si kundërshtarë.

Spanja fituese e Kampionatit Europian 2024 dhe Argjentina fituese e Kupës së Amerikës 2024 do luajnë kundër njëra-tjetrës në “el finalisima”. Finalja do të luhet në muajin qershor ose korrik të vitit të ardhshëm dhe sigurisht që vëmendja do të jetë e gjitja te dueli me Lionel Mesit dhe Lamin Jamalit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/