Karriera e Endi Kerrollit ka marrë një rrjedhë të çuditshme përgjatë kohës. Vite më parë ai spikati në Ligën Premier, duke siguruar transferimin në një klub legjendar si Liverpuli. Gjithashtu, golat e shënuar i sollën edhe ftesën e Kombëtares angleze. Por shtatlarti britanik nuk i plotësoi kurrë pritshmëritë e mëdha rreth tij, teksa u detyrua të bënte hapa pas në karrierë.
Tashmë, 35-vjeçari mban veshur fanellën e Bordosë, me të cilën luan në ligën e 4-t të Francës. Ajo që bën përshtypje është edhe paga e tij, e cila arrin në shifrën e 3500 eurove. Në një deklaratë për “RMC Sport”, Endi Kerrolli ka pranuar se të luajturit me Bordonë po i kushton shumë para. Por nga ana tjetër shton se çështja ekonomike nuk është parësorja për të, pasi synon të hyjë në historinë e klubit.
“Të jem i sinqertë, më kushton para të luajturit me Bordonë, por kurrë nuk ka qenë për paratë në karrierën time. Thjesht jam i luamtur që luaj futboll. Dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”, ka deklaruar Endi Kerrolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/