Dimarko shënoi dje një nga golat më të bukur të kampionatit Italian. Goditja e tij nga mesfusha zhbllokoi sfidën me Frozinonen, të cilën Interi në fund e fitoi me shifrat 2-0. Megjithatë, goli i tij ka hapur diskutime në mediat italiane.
Opinioni sportiv ka ngritur pyetjen nëse ishte një goditje e paramenduar e Dimarkos, apo thjesht një krosim i gabuar. Shoku i tij i skuadrës, Mkitariani ka deklaruar pas ndeshjes se kemi të bëjmë thjesht me një krosim të gabuar.
“Dimarko tha se donte të gjuante? Ashtu? Por ne të gjithë e kuptojmë se ai donte të krosonte për Denzelin (Dumfrisin). Në fund, e rëndësishme është që (topi) hyri (në portë). Goli është gol, jam vërtetë i lumtur për të”, ka thënë Henrik Mkitariani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/