Dinamo fiton derbin me Tiranën dhe merr kreun e Superiores, Elbasani ndal Partizanin

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 derbi i kryeqytetit. Dinamo ka mposhtur Tiranën dhe ka marrë kreun e Abissnet Superiores. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja shënoi dy herë brenda pjesës së parë të takimit, ndërsa bardheblutë ngushtuan shifrat në minutën e 88. Megjithatë goli i Ndrecës ishte i pamjaftueshëm për të ndryshuar fatin e këtij takimi.

Ndërkohë në krahun tjetër Elbasani ka ndalur Partizanin në një barazim 2-2. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh, por Sague ktheu sërish baraspeshën në minutën e 21-të. Musta përmbysi shifrat në të 30-tën, ndërsa Janjeva fiksoi shifrat në 2-2 në minutën e 61-të./Sport Ekspres/