Dinamo dhe Egnatia janë përballur në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje me shumë emocione, që ka parë ekipin e Dajës dy herë në avantazh. Mandela shënoi golin e parë në të 17 dhe pas shumë tentativash, Guindo barazoi në pjesën e parë. Mandela realizoi sërish në minutën e 61 dhe këtë herë ishte Bakayoko që barazoi në fundin e takimit.
Kështu Dinamos iu hoq mundësia për të fituar Kupën e Shqipërisë brenda 90 minutave, por do të ketë mundësinë për ta bërë këtë në kohën shtesë. Megjithatë misioni është i vështirë pasi Ilir Daja bëri shumë ndërrime me lojtarë me natyrë mbrojtëse për të mbajtur rezultatin, por Egnatia shënoi në fund dhe tani Daja duhet të kërkojë që të ndërtojë një aksion me lojtarë që kanë më shumë natyrë mbrojtëse. /Sport Ekspres/