“Dinamo ka bërë sezon madhështor”, Eno Skarço ngre diskutimet: Me gjithë respektin, por Bernard Berisha nuk është Baton Zabërgja…

Dinamo nuk njeh limite! Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka mbërritur në fazën e Play Off të Conference League pasi mundi Hajduk Splitin në shifrat 3-1. Tani është Jagelonia ajo që rrezikon kalimin e Dinamos në grupet e Conference League, pengesa e fundit. I ftuar në “EuroNews”, gazetari Eno Skarco ka dhënë një analizë rreth asaj që e pret Dinamon në fazën e Play Off.

“Dinamo bëri më të mirën e mundshme kundër Hajduk. Do të ishte më mirë të mos ndodhte ajo përmbysje e Hajduk në Kroaci për ato gabime, por në fakt ne e përmbysëm Hajdukun edhe kështu. Do të doja shumë që Dinamo të mbante lojtarët, Zabërgja, Itodo. Megjithë respektin për Berishën, ka luajtur në nivel të lartë te Skënderbeu dhe ndoshta ishte si Zabërgja tani te Dinamo në kohën kur Berisha luante te Skënderbeu, por nuk është njësoj apo të themi se Dinamo u përforcua që hoqi Zabërgjan dhe mori Berishën. U mbrojt duke marrë Berishën për të limituar dëmet, u mbrojt duke marrë Guindo për të limituar ikjen e Itodos, por nuk janë njësoj kualitetet që dolën me ato që hynë.

Do të doja shumë që Zabërgja dhe Itodo të rrinin akoma dhe të mos ikin lojtarët me 1 milionë euro, por t’i mbante lojtarët dhe nëse kapeshin grupet e Conference League, shifra mund të ishte 2 milionë euro. Gjithsesi ky sezon ishte madhështor për Dinamon. Tani është Jagelonia shumë më e fortë në letër sesa Hajduk, ishte në cerekfinalen e Conference League vjet dhe u eliminua nga Betis që doli në finale. Ka disa lojtarë që vlejnë 1 milionë euro dhe ata i mbajnë, ne i shesim”, tha Skarco. /Sport Ekspres/