Disa fjalë më shumë janë thënë! Pep Guardiola “e ka në dorë” Xabi Alonso-n, trajneri i Realit ka treguar më shumë sekrete se duhet

Xabi Alonso luan ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij si trajner sonte. Dueli me Manchester Cityn shënohet si vendimtar për qëndrimin e tij në stol, sepse ka shumë zëra për shkarkimin e tij. Nga ana tjetër është miku i tij i mirë Pep Guardiola. Ata punuan së bashku në Bayern, ku Xabi luante për Pepin dhe ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit bavarez.

Dyshja mbeti në marrëdhënie të shkëlqyera. Xabi shpesh kërkonte këshilla, dhe mediat spanjolle zbuluan gjithashtu se kishte disa rrëfime që njerëzve në Madrid padyshim nuk do t’u pëlqenin. Njëra prej tyre është se ai nuk e dëshiron më Vinicius Junior në klub. Ai thjesht nuk mund të bashkëpunojë me të.
“Xabi Alonso flet shpesh me Pep Guardiolën, veçanërisht që kur u bë trajner i Real Madridit”, raporton El Chiringuito, duke shtuar: “Ai thuhet se madje ia pranoi atij se nuk e donte më Vinicius Junior në ekipin e tij.” /Elio Hajdari-Sport Ekspres/