Disiplina “shkund” nga xhepat ekipet e Superiores! Tirana, Vllaznia, Elbasani dhe Vora e pësojnë nga tifozët

Komisioni i Disiplinës ka bërë të njohura për opinionin sportiv vendimet e marra. Tirana është dënuar me 100.000 lekë gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Prej tifozëve e ka pësuar edhe Vllaznia, por shkodranët janë ndëshkuar me një vlerë prej 50.000 lekësh. Po e njëjta masë disiplinore është ndërmarrë edhe edhe ndaj Elbasanit e Vorës.

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Loro Boriçi” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

4. FK Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33/1/a të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Zyrtari i KF Gramshi, Gazmir Fucija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Zyrtari i KF Maliqi, Erjon Beqiraj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/k dhe 33 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

10. Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

11. FC Kinostudio U-19, për mos respektimin e detyrimeve, përgjegjësive për organizimin e ndeshjes dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

12. Lojtari i FC Kinostudio U-19, Aldo Qordja, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. Zyrtari i KF Tirana U-18, Kevin Paraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

14. Lojtari i FK Tomori U-17, Hoselito Haruni, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Lojtari i AF Elbasani U-17, Rei Kovaci, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

16. Zyrtari i FK Partizani U-16, Ermal Serjani, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

17. Zyrtari i KF Tirana U-16, Akil Jakupi, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

18. Lojtari i FK Tomori U-15, Lion Deliu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

19. Pranimin e kërkesës së kërkuesit FK Apolonia sh.a. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 16, datë 10.09.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.