Rei Manaj vendosi të rikthehej te Sivaspori, atje ku u prit si hero. Për shkak të golave të shënuara në të shkuarën, entuziazmi ishte i madh te tifozët se sulmuesi shqiptar do ta rikthente në elitë këtë skuadër.
Shenjat e para u dhanë menjëherê pasi Manaj shënoi dy gola në barazimin 3-3 ndaj Vanissa. Megjithatë një tronditje të madhe ka marrë Sivaspor në ditën e sotme.
Ata nuk ia kanë dalë ndaj Adana Demirspor në transfertë duke barazuar në shifrat 1-1 dhe duke i shpëtuar turpit falë golit të Ethemit. Adana Demirspor është dënuar në Ligën e Parë dhe pas kësaj pike shkon në -39 pikë, ndërsa në ndeshjet e fundit kishte humbur kryesisht në shifrat 5-0 dhe 7-0. Rei Manaj luajti nga minuta e parë në këtë takim, por nuk arriti dot që të shënonte. /Sport Ekspres/