Ditmar Bicaj tregon se ku filloi problemi mes Vllaznisë dhe Dinamos: Nuk i dhanë dorën pas fitores…

Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Gazetari i njohur ka folur për situatën mes Vllaznisë dhe Dinamos, atë ndeshje të luajtur dhe të shumëkomentuar para dhe pas takimit.

“Ishte një javë ku në atë ndeshje që vajtën tifozët, edhe atje ku duhej të kishte lojë dhe jo konflikt, të gjithë vëmendjen e morën pankinat. Unë e kuptoj që pankina e merr vëmendjen kur është Mourinho dhe Scolari, që ka fituar tituj nga Uzbekistani në Brazil. Në stadiumin Loro Borici, që është ikonë e futbollit shqiptar, ka qenë djepi i futbollit shqiptar, nuk është më, nuk kisha parë 2000 tifozë që shajnë me libër shpie trajnerin më të suksesshëm në Shqipëri. Duke e sharë kot , e karikuar nga Scolari që kanë aty, që ka fituar një kampionat me 15 barazime që e ka rekord dhe që e ka fituar në kurriz të Vllaznisë, që ishte i Vllaznisë.

Nuk mund të fillosh një javë para ndeshjen me një gol offside, me golin e kundërshtarit të rregullt që nuk u dha dhe penalltia e kundërshtarit që nuk e jep arbitri.
Unë kam 24 vite që pres Vllazninë të dalë kampione. Ai shkoi vjet në finale? Erdhi Marciniaku aty, prandaj humbi 4-0. Ha inat kot me Egnatian sot, humbi 4-0, me arbitrin e finales së Botërorit. Futbolli mbi të gjitha ka edhe trofe, merru me data kot.

Ai Felipe Scolari atje tha se sivjet është Partizani dhe Tirana si kandidat për të fituar trofeun e Superiores. Humorin e Shkodrës e kanë bërë profesorët, nuk e bëjnë dot të gjithë. Do vish të luash këtu ti në kryeqytet, me Tiranën dhe Partizanin, kanë tifozerinë më të madhe në vend, mos i përplas tifozët me njëri-tjetrin”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Ditmar Bicaj tregoi se ku ka nisur problemi mes dy ekipeve, Vllaznisë dhe Dinamos për të përfunduar në situata të tilla kaq të nxehta. “Problemi mes Vllaznisë dhe Dinamos, po e tregoj. Unë kam shumë shokë te Vllaznia dhe e them se problemi ka nisur që në vitin e kaluar. Nga katër takimet e vitit të kaluar ka pasur shumë probleme sepse te Dinamo kur kanë humbur me Vllazninë nuk i është dhënë dora dhe aty fillojë cdo gjë. Dhe kur fitoi Vllaznia dhe i dha dorën palës së Dinamos, nuk ia dha Dinamo. Këtu agravoi situata dhe me Final Four që pati edhe tensionet në tunele. E prisja tensionin, por jo deri këtu”, tha Ditmar Bicaj. /Sport Ekspres/