“Djajtë e kuq” pushtojnë ‘Anfield’-in, United-i nuk lejon Liverpool-in të arratiset në krye

Manchester United-i ka marrë një pikë mjaft të vlefshme mbrëmjen e sotme. “Anfield Road”-i është pushtuar nga “djajtë e kuq”, të cilët i kanë rrëmbyer Lierpool-it barazimin në minutën e 80. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishte Martinezi ai që në minutën e 52-të kaloi në epërsi Manchester-in.

Festa zgjati vetëm 7 minuta, pasi Gakpoja ktheu sërish baraspeshën. Liverpool-i përmbysi më pas përkohësisht ndeshjen falë Salahut. Sulmuesi egjiptian shndërroi në gol një 11 metërsh në minutën e 70 të sfidës. Por kur dukej se “the reds” do të merrnin tre pikët e radhës, në skenë u shfaq Diallo-ja. Futbollisti i Manchester United-it e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 80, duke fiksuar shifrat në ato përfundimtare, 2-2. “Djajtë e kuq” kanë frenuar kështu arratinë e Liverpool-it, i cili tashmë mbetet në 6 pikë diferencë nga Arsenali i vendit të dytë./Sport Ekspres/