Djali i Francesko Totit tërhiqet nga futbolli në moshën 19-vjeçare, nuk e mbante dot emrin e babait mbi shpatulla

Të jesh djali i një futbollist i madh është fati i mirë, por ndonjëherë edhe i keq. Djali i Francesko Totit më shumë e vuajti sesa përfitoi nga fakti se babai i tij njihej nga gjitha bota e futbollit. Në fillim kishte shumë për të përfituar pasi e nisi nga akademia e Romës, e Vallecanos derisa nisi disa aventura në Serinë D.

Më pas djali i Totit qëndroi për 6 muaj pa kontratë derisa në moshën 19-vjeçare vendosi të tërhiqet nga futbolli, pa e nisur mirë ende. Trajneri i ekipit të të tij të fundit, trajneri i Olbia, tha se djali i Totit e vuajti shumë mbi shpinë emrin e babait të tij dhe nuk arriti dot ta mbante mbi supe këtë përgjegjësi.

Gjithashtu ai shtoi se nëse nuk do të ishte djali i Totit, ky lojtar do të shkonte së paku në Serinë B të Italisë pasi i kishte aftësitë. Ndërkohë një karrierë e re e pret pasi do të fillojë si skautë. /Sport Ekspres/