Djali i legjendës së Serbisë tregon mungesë respekti ndaj nesh: Nuk i njoh lojtarët e Shqipërisë

Djali i legjendës së Serbisë, Dejan Stankovic, pra Aleksandar Stankovic, ka folur para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Stankovic tregon gjithë përjetimin e derbit të Ballkanit, por nga ana tjetër shfaq edhe mungesë respekti për lojtarët tanë duke thënë se nuk i njeh ata, por vetëm Asllanin nga koha e moshave në Itali.

“Tensioni po rritet, siç është para çdo ndeshjeje. Po përgatitemi në paqe, duke u përgatitur ngadalë për ndeshjen. E njoh Asllanin nga Italia, mbaj mend që i dha Filipit një gol në minutën e 118-të dhe i mohoi një “skudeto” në garën e të rinjve. Ne luajtëm së bashku te Interi, kemi të njëjtin pozicion dhe i njoh mirë cilësitë e tij. Por ai nuk është i vetmi rrezik. Sinqerisht, nuk i njoh të gjithë lojtarët e Shqipërisë, por këto ditë po punojmë në detaje mbi analizën e kundërshtarëve”, tha Stankovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/