“Djali im nuk është i frikësuar”! Problemet e shumta, babai i lojtarit e thotë qartë: Do të kthehet në Rusi

Mirlind Daku është duke kaluar momentin më të vështirë në karrierë. Për shkak të nxitjes që i bëri tifozëve në ndeshjen kundër Kroacisë, për të kënduar kundër fqinjëve tanë, Daku ka marrë shumë mesazhe kërc.ënuese në Rusi. Por Mirlindi nuk është aspak i frikësuar dhe këtë e ka thënë babai i lojtarit në një prononcim për mediat ruse.

“Në katër apo pesë ditë, djali im do të shkojë te Rubin Kazani. Mirlindi nuk është i frikësuar për rikthimin në Rusi. Ai e ka kuptuar gabimin dhe unë pres një sezon të madh që do të vijë prej tij”, tha babai i futbollistit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/