Ardon Jashari është një nga pengjet e drejtorit sportiv të Interit. Piero Ausilio e ka pohuar një fakt të tillë në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Zyrtari i Interit ka zbuluar se është qortuar nga i biri i tij në momentin kur Jashari ka nënshkruar për Milanin. Ausilio është shprehur që djali i tij e kishte këshilluar që të firmoste me Jasharin që në periudhën kur ai ishte pjesë e Lucernës.
“Djali im, Niccolo, shikon qindra ndeshje dhe studion lojtarët. Kur Ardon Jashari nënshkroi për Milanin, ai më qortoi! Ai tha: ‘Unë ta rekomandova atë kur ishte në Lucern, ti e le të ikte!’ Është e vërtetë, ai e bëri. Por unë i thashë se nuk mund të nënshkruajmë me çdo lojtar”, ka thënë Piero Ausilio./Sport Ekspres/