Shqipëria do të luajë nesër shanset e fundit për të marrë vendin e parë, në përballjen kundër Ukrainës. Para këtij takimi, në konferencën për shtyp doli edhe trajneri Silvinjo. Ky i fundit u shpreh se nesër do të guxohet për gjithçka, pasi e vetmja mundësi sesi mund të shpresojmë mrekullinë e vendit të parë është fitorja kundër Ukrainës.
“Ne kemi mbrojtur shumë mirë, kemi pësuar pak gola, por është e vërtet, në sulm duhet të bëjmë më mirë. Por nuk është vetëm problemi te sulmi e sulmuesit, por i gjithë ekipit. Shikoni, gjithçka nis nga një pasim i thjeshtë, nga hapja e lojtarit të krahut apo mesfushorit. Një pasim i thjeshtë që ti bën dhe fiton hapësirën. Nëse ti gabon në një pasim të thjeshtë, është më e vështirë që të dalësh përpara. Dhe prandaj ne kemi vuajtur aq shumë në pjesën e parë kundër Cekisë. Në këtë grup mund të ndodh cdo gjë. Mund të ndodh që Cekia të përfundojë në vendin e fundit, mund të ndodh që Ukraina të dalë në vendin e parë, mund të ndodh që ne ose Gjeorgjia të dalë e para, pra gjithçka. Unë do të shkoj sot te lojtarët dhe do t’i them vetëm kaq:
“Djema, nesër është një finale, një finale”. Aty mbaron gjithçka. Ne do të luajmë me shpirt dhe zemër, do të vrapojmë pafund. Po, është një finale nesër. Nuk do të ketë askush frikë, as unë si trajner dhe as lojtarët. Uzuni është sulmues i dytë shumë i fortë, ne nuk kemi luajtur ndonjëherë me dy sulmues, por nëse luan me dy sulmues, nuk do të thotë se do të shënosh tre gola. Ne e mbajmë ekipin në ekuilibër, në ekuilibër. Kemi alternativa shumë, Muci, Hoxha, unë preferoj zakonisht të luajë me një sulmues qëndron dhe një gjysëm sulmuesi si Daku-Uzuni, Tuci-Seferi, nuk e preferoj skemën me dy sulmues të mirëfilltë”, tha Silvinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/