Egnatia do të përballet kundër Brediavik në mbrëmjen e sotme, në turin e parë të Champions League. Përpara këtij takimi, trajneri i islandezëve, Halldor Arnason, ka folur sa i përket kësaj përballje. Ai ka kapur disa detaje shumë të bukura dhe të veçanta, për ta filluar që nga koha në Shqipëri, pra temperaturat e larta, më pas pamja që ofron Shqipëria dhe në fund ka dy fjalë edhe për gazetarët në Shqipëri. Në një stil totalisht ndryshe, Arnason dukej qartë se nuk e vuante fare presionin e asaj që pritet të ndodh në stadiumin e Egnatias.
“Po ia dalim shkëlqyeshëm. Jemi në një qytet bregdetar të quajtur Durres, në një hotel shumë të rehatshëm në diell dhe vapë. Lojtarët tanë duhet të kënaqen me pamjen këtë herë.
Këto janë vetëm shëtitje shumë të shkurtra në pushim, kemi dalë pak në plazh, por më pas jemi fokusuar te puna. Nga njëri krahë kemi pishinën dhe nga ana tjetër plazhin. është shumë bukur të kesh tundime të tilla, për të parë disiplinën e ekipit dhe deri tani, ia kemi dalë, shumë mirë madje.
Jemi kaq shumë të përqendruar sa më lumturon kjo gjë. Gazetarët shqiptarë janë shumë mendjemëdhenj, disa do të thoshin arrogantë. Ata flasin për një shans 90% që të kalojë Egnatia dhe të tjerë për një shans 150% që Egnatia të na mposhtë. Ata citojnë shumë nga vlerat e ekipeve nga Transfermarkt, të cilat në rastin më të mirë tregojnë gjysmën e historisë.
Mediat shqiptare e konsiderojnë këtë ekipin më të fortë që Shqipëria ka luajtur në një kohë të gjatë në garat evropiane dhe ka presion mbi ta. Ata po luajnë për herë të parë në fushën e tyre në Evropë, pasi u është dashur të luajnë diku tjetër. Këtë dimër u instaluan ndriçues dhe u bënë ndryshime në fushë. Ka një atmosferë të shkëlqyer rreth kësaj ndeshjeje dhe pritshmëri të larta për ta”, tha trajneri i Brediavik. /Sport Ekspres/