Tani jemi thuajse 1 muaj afër Europianit të Gjermanisë. Menjëherë pas miqësore së humbur kundër Suedisë, Silvinjo në ditën tjetër, shkoi në Spanjë për të parë përballjen miqësoren e Spanjës kundër Brazilit.
Trajneri brazilian ishte së bashku me ndihmësit e tij dhe aty nisi zyrtarisht punën për Europianin, për të njohur kundërshtarët. Në Koha Shtesë është diskutuar së fundmi edhe për punën e Silvinjos në këto ditët e fundit. (Më poshtë gjeni diskutimin e plot në Koha Shtesë rreth zhvillimeve të fundit te Shqipëria para EURO24)
3 javë intensive, Silvinjo i ka kërkuar brilantit Alarico Rossi që të nxjerrë detaje për çdo lojtar të Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Trajneri kërkon që të dijë në detaje mënyrën sesi sillet çdo lojtar kundërshtar, sesi driblon, sesi lëviz, sesi mbron, sesi sulmon dhe pikat e tij të dobëta. Alarico Rossi e ka treguar veten në këtë detyrë dhe ka respekt të madh si video-analist i FSHF për shkak të përuljes së tij dhe njohurit e mëdha rreth futbollit, duke nxjerrë gjithçka me shifra.
Nga krahu tjetër, Silvinjo ka studiuar edhe arbitrat e EURO24. UEFA ka publikuar një listë me emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë në Gjermani. Braziliani ka analizuar me kujdes secilin prej tyre në mënyrë që t’i tregojë lojtarëve se ku duhet të jenë më të rezervuar me faulle dhe ku duhet të bëjnë një faull më shumë. Në këtë mënyrë do të evitohet edhe një tjetër karton i kuq si rasti i Lorik Canës ndaj Zvicrës. /Sport Ekspres/