Do të ishte hapi më i madh në karrierë, Aston Villa e kërkon Ernest Muçin në shkëmbim

Ernest Muci pritet që të kalojë te Aston Villa në merkaton e verës. Nëse do të kryhet ky transferim, do të ishte hapi më i madh në karrierë për shqiptarin. Një lëvizje të tillë e mbështet edhe fakti që trajneri i ri i Beshiktash nuk e ka aktivizuar deri tani ish-lojtarin e Tiranës.

Sipas mediave në Turqi, po flitet për një shkëmbim të mundshëm mes Aston Villa dhe Beshiktash, që do ta dërgonte Mucin në Premier League. Klubi anglez do të marrë Mucin, ndërsa nga ana tjetër do të dërgojë Lucas Digne te Beshiktashi. Kjo lëvizje do të kënaqte edhe ekipin turk, teksa pas afrimit të Rafa Silvas, nuk do të ndihet shumë mungesa e shqiptarit. /Sport Ekspres/