Kroacia do të sfidojë Francën në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Kilian Mbapeja do të përballet nesër me shokun e tij të skuadrës te Reali i Madridit, me Luka Modriçin. Sulmuesi francez i ka thurur elozhe 39-vjeçarit. Ai ka vlerësuar jetëgjatësinë e tij në futboll, si dhe e ka quajtur si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.
“Luka Modriçi është një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ai është ende këtu, endë në nivelin më të mirë, ende në majë. Është ende në klubin më të madh në botë. Ai është kapiteni, është kapiteni jonë. Është një lojtar i madh. Nuk ka për të luajtur për 20 vite të tjera, kështu që duhet ta shijojmë çdo ditë, çdo ndeshje. Është kënaqësi ta shohësh atë duke luajtur”, ka thënë Kilian Mbapeja./Sport Ekspres/