Luis Hasa do të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar është pjesë e ekipit B të bardhezinjve, me të cilët zhvilloi një sezon pozitiv në Serinë C. “Tuttomercatoweb”-i raporton se drejtuesit e “zonjës së vjetër” kanë vendosur të zbatojnë rinovimin automatik të kontratës.
Kështu, Hasa do të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm. Më tej do të diskutohet nëse kontrata mes klubit italian dhe lojtarit 20-vjeçar do të zgjatet përtej vitit 2025./Halit Delibashi-Sport Ekspres/