Do të jetë rivali i Shqipërisë, 16-vjeçari spanjoll: Kam marrë detyrat e shtëpisë me vete, shpresoj që mësuesi mos të më përjashtojë

Lamine Yamal është një nga lojtarët më të rinj në këtë Kampionat Europian, që do të ngrejë siparin më 15 qershor. Megjithëse Kombëtarja e tij ndodhet në grupin më të vështirë të këtij kompeticioni, Yamal-i nuk është i përqendruar vetëm te futbolli.

Futbollisti i talentuar i Barcelonës ka thënë për “AS”-in se ka marrë detyrat e shtëpisë me vete në Gjermani, pasi është në vitin e fundit të shkollës së mesme.

“I kam marrë detyrat e shtëpisë me vete, sepse jam në vitin e kartërt të shkollës. Kam edhe mësime online. Shpresoj që mësuesi mos të më përjashtojë”, ka thënë Lamine Yamal-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/