Klaus Gjasula është me sytë nga Europiani i Gjermanisë. Një disavantazh vjen për këtë lojtar për shkak se te Darmshtad luan në rolin e mbrojtësit, megjithëse pozicioni i tij është ai i mesfushorit.
Në mesfushë Klausi ofron shumë klas, por konkurrenca është e madhe në Kombëtare.
“Ka të bëjë me faktin se këtu luaj më shpesh në mbrojtje. Lojtarët e tjerë që luajnë në klub çdo javë në rolin e tyre dhe bëjnë një punë të mirë, padyshim që kanë një avantazh”, tha Klausi duke shpjeguar kështu mungesën e tij në miqësoret e marsit te Shqipëria.
Gjithsesi, futbollisti 34 vjeçar beson te Europiani dhe nuk do të largohet nga futbolli i luajtur. “Unë jap gjithçka dhe përpiqem të ofroj veten time. Nuk kam mbaruar ende me Europianin.
Unë ndihem shumë mirë për momentin dhe dua të luaj për aq kohë sa të jetë e mundur. Nëse shëndeti im është i mirë, atëherë do të kem edhe disa vite të tjera”, tha Gjasula. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/