Do të luajnë në Champions League, Armando Broja mund të luajë me…Shtutgartin

Armando Broja është ende në bisedime për të gjetur ekipin e ri. Sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e Chelsea, ndërsa në takimin e fundit me trajnerin Maresca është  mësuar përfundimisht edhe e ardhmja e tij.

Ka shumë gjasa që Broja të shkojë te Shtutgarti në formën e huazimit. Futbollisti shqiptar do të kishte kështu mundësinë për të luajtur në Champions League në sezonin e ardhshëm, pasi Shtutgarti mori vendin e dytë në kampionat pas Leverkusen. Megjithatë mbetet të shihet nëse do të arrihet ky kalim, ndërsa kushti kryesor i Brojës është ai i besimit në të si sulmues i parë. /Sport Ekspres/