Do të luanin kundër Brighton dhe përfunduan në Bournemouth! Arsenali i të rinjve shtyn ndeshjen për arsyen e pazakontë, ngatërroi…rrugën

Do të luanin kundër Brighton dhe përfunduan në Bournemouth! Arsenali i të rinjve shtyn ndeshjen për arsyen e pazakontë, ngatërroi…rrugën

Arsenali i të rinjve ka shtyrë ndeshjen e kampionatit sepse përfunduan në qytetin e gabuar për shkak të gabimit të shoferit të autobusit. Skuadra e U18 paraditen e sotme është dashur të zhvillojë një ndeshje në Brighton. Megjithatë, për shkak të një gabimi të një shoferi, ekipi përfundoi në Bournemouth, 87 kilometra larg.

Kështu lojtarëve të rinj të skuadrës londineze iu desh të bënin një orë e 45 minuta më shumë me makinë. Në fund, ndeshja nuk u luajt fare dhe u shty për një moment tjetër. Nuk dihet ende se kur do të luhet ndeshja dhe do të jetë një mundësi për skuadrën e Jack Ëilshere për të marrë pikë të reja pasi vazhduan një seri prej katër ndeshjesh pa humbje. /Sport Ekspres/