“Do të luhet finalja e Europa League në 2028”! Vuçiç i kthehet futbollit, në Beograd do të shfaqet një stadium me 52.000 ulëse

Deri në vjeshtën e vitit 2026, një stadium i ri, modern do të shfaqet në Beograd. Ky do të jetë stadiumi kombëtar ku kombëtarja e Serbisë do të luajë ndeshjet e saj në shtëpi. Vucic ka treguar para gazetarëve se në stadiumin Surcin është planifikuar të luhet edhe finalja e Europa League në vitin 2028.

“Stadiumi do të ketë 52 mijë ulëse, pritet një vendim, por mendoj se kemi rënë dakord me Çeferin dhe Lakovic, faleminderit UEFA. Në 2028 këtu do të luhet finalja e Europa League. Do ta lëmë popullin të zgjedhë emrin e stadiumit. Mendova të quhet Serbi, por do ta lëmë popullin të votojë. Ata janë njerëz më të zgjuar”, tha Vuçiç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/