Faza “play off” e Champios League-s mund të sjellë sërish një përplasje Manchester City-Real Madrid. Shanset janë 50% që ky kombinim të ndodhë. Ancelotti nuk e ka pritur mirë këtë fakt, teksa ka thënë hapur në konferencë se parapëlqen një përballje me Celtic-in se sa me “qytetarët”.
“Celtic-u apo City? City ka më shumë shanse për ta fituar Champions-in, për shkak të strukturës dhe cilësisë që ka. Nuk na pëlqen të luajmë kundër Manchester City-t. Nëse na bie City, do të jetë më shumë e vështirë. Tani duhet të presim për shortin. Nuk më pëlqen ky format i ri. Ka shumë ndeshje”, ka deklaruar Carlo Ancelotti./Sport Ekspres/