Pushteti shkatërron gjithçka! Dëshira për para, ka bërë që ekipet kryesore të Europës të krijojnë vet një kompeticion.
Sot ka qarkulluar lajmi se Gjykata Europiane e Drejtësisë i dha jetë krijimit të Superligës, por nga ana e UEFA-s shprehen se në këtë vendim nuk thuhet asgjë për mbështetjen e krijimin e Superligës.
Për momentin është një vendim me dy interpretime të ndryshme. Por nëse gjërat shkojnë në të kundërt, 2024-2025 do të jetë sezoni i fundit i ekzistencës së Champions League para krijimit të Superligës në 2025-26. /Sport Ekspres/