Thomas Strakosha është shprehur pak ditë më parë se dëshiron të kalojë në një klub ku të kenë besim në aftësitë e tij. Pas një aventure për t’u harruar në Premier League, këtë herë portieri shqiptar është më i pjekur dhe nuk kërkon vetëm emrin e skuadrës, por edhe projektin që kanë me të.
Madje situata mbërriti deri aty aq sa Strakosha të projektonte kalimin te AEK në Greqi. Megjithatë gardiani shqiptar ka bërë një hap mbrapa pasi ka dalë pista e re, në Serinë A. Portieri i Monzës, Di Gregorio është larguar për te Juventusi.
Ekipi italian ka në synim Ëojciech Szczesny por sipas mediave italiane, nëse ky transferim nuk realizohej, plani B për Adriano Gallianin është transferimi i Thomas Strakoshës. /Sport Ekspres/